Aktori Florian Binaj, ka qenë prezent në shumë protesta të qytetarëve në Shqipëri, përfshirë edhe protestat e fundit për rritjen e çmimeve.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Binaj u pyet nëse ka ndërmend të futet në politikë, për të avancuar kauzat ku beson.
“E kam thënë që ditën që politika do të bëjë për shqiptarët, atë që bën arti dhe humori, atëherë do të mendoj ta fus veten në një parti.
Ne kemi politikanët që kanë këtu, që kur ka qenë Bushi i parë në qeveri. Erdhi Bushi tjetër, Obama, Trumpi, Biden. Këta janë akoma këtu. Në gjithë botën janë ndërruar liderët dhe ne kemi po këta.
Do të bëja një apel për ju që keni emisione politike dhe flitet vetëm për politikë dhe harrohen hallet e popullit. Si do t’i vijë halli atij fshatari që jeton në Konispol. Duhet të bëhen emisione për hallet e popullit”, tha Binaj.