Kiara Tito dhe Luizi Ejlli janë kthyer në një çift mjaft të dashur për publikun që kur ata krijuan një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Këngëtari që në ditët e parë të nisjes së BBV shprehu pëlqim për moderatoren dhe këtë e ka dëshmuar në forma të ndryshme deri sa arriti ta bënte për vete.
Por, dashurinë që ka për Kiarën ai po vazhdon ta thotë zëshëm dhe sa herë që ia vije mundësia bën vepra të veçanta për të.
Edhe në lojë që banorët kanë zhvilluar mbrëmë duke iu përgjigjur disa pyetjeve interesante, Luizi bëri një deklaratë për Kiarën.
“A do të ndaheshe për një milion euro, përgjigju ose shko propozoj një nga vajzave të shtëpisë për martesë?”, ishte pyetja që iu bë banorëve meshkuj.
“Një milion euro, Kiara kushton më shumë se kaq”, ishte përgjigja e Luizit.
https://www.instagram.com/reel/CppNi5YMkNz/?utm_source=ig_web_button_share_sheet