Rasti më i fundit, ishte ai ditës së sotme, ku aktori i njohur, Amos Zaharia i ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij ku shprehej se si do ta dënonte Luiz Ejllin,
“Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?”- u pyet aktoru nga Kristi.
“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”– ishte përgjigja shokuese e Amosit.
Burime për Vip-magazine.al kanë bërë me dije se lidhur me këtë situatë, ka reaguar AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive, e cila i ka tërhequr vëmendje Top Channel për gjuhën e përdorur nga banorët e Big Brother Vip.
Vip-magazine.al mëson se tërheqja e vëmendjes ka ardhur pas episodit të Amos-it, pasi është e ndaluar që në televizione të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhunën.
Kujtojmë se idhur me deklaratën e Amos-it, kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur publik, të cilët kanë ‘dënuar’ sjelljen e tij.
Lexo edhe : “Amos Zaharia shokon me deklaratën për Luizin: Do ta dërgoja në mal, ta xhiroja dhe do t’i thosha kërko falje”