Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është tensionuar ditën e sotme.
Pavarësisht tentativave të Luizit për tu pajtuar me Kiarën, pas zënkës që patën dje, si pasojë e sfidës që Vëllai i Madh i vendosi vajzave, Kiara duket shumë e mërzitur dhe e lënduar nga Luizi.
Gjatë përgatitjes për spektaklin e mbrëmjes sonte, Kiara është mbyllur në tualet dhe ka qarë.
Arsyeja e zemërimit të Kiarës është zarfi i zi që mbërriti në shtëpi pak më parë.
Zarfi i zi do të thotë dënim dhe Kiara ka frikë se dënimi do të jetë për Luizin.
Luizi është përpjekur që ta qetësojë dhe ta pyesë se çfarë ka, por Kiara ka thënë t’i qendrojë larg.
“Mos me fol pak të lutwm, nuk dua të të ndodhë gjë e keqe”, i tha KIara Luizit.