Arbër Hajdari ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites me Ermal Peçi ku foli gjerësisht mbi iniciativat e tij, jetën publike dhe atë private. Arbër ka marrë vëmendjen e çdokujt së fundmi edhe si opinionist në reality show Big Brother. Kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç shprehu edhe vetë Arbrin, nga familjarët të konkurrentëve.
“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vetë, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën.”Tashmë gara është bërë e ashpër dhe shumë shpejt do të shohim se kush do të dalë fitimtar. Por kush është fitimtari sipas sipërmarrësit?
“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur.” – tha Hajdari për modelen e cila sipas tij mund të ishte një shembull shumë i mirë për publikun dhe e meriton fitoren. Një tjetër situatë e diskutuar nga Arbëri dhe Ermali ishte dhe ‘gjyqi publik’ i bërë ndaj Donald Veshajt, pasi deklarimit të pëlqimit të tij për Beatrix.
Kujtojmë se ishte një situatë e gjykuar fortë nga Hajdari dhe u la përshtypja se ky i fundit nuk e mbështeste Veshajn. Por pyetjes së Ermalin mbi këtë diskutim, Arbrin iu përgjigj: “Nuk mendoj se është bërë gjyq publik deri më tani. Unë jam përpjekur mos të merrem me individin por me fenomenin. Doja të godisja fenomenin nëpërmjet gjësë që ndodhi aty. Nuk mu duk gjyq publik, ne po flisnim se si e zgjodhi ai atë, jo për atë si njeri në tërësi dhe vendimet që merr në atë shtëpi mbi 100 gjëra.”