Me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës amtare, përkatësishtshënimit të Ditës Ndërkombëtare të gjuhës amtare, sotzëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi organizoi tryezë tërrumbullakët.Në këtë debat ishin të pranishëm drejtori i Agjencisë për zbatimin egjuhës, z. Ylber Sela, drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtavetë pakicave në RMV, z. Eran Kurtish, sekretari shtetëror në ministrinë earsimit dhe shkencës, z. Selatin Beluli, drejtori i drejtorisë përarsim, z. Milutin Stançiq, drejtori i drejtorisë për kulturë, z. AdmirUjkanoviq, drejtor i inspektoratit të gjuhëve, z. Fatmir Iseni dhezëvendësministri i Ministrisë për Sistemt politik, z. Ilhan Rahman.Zëvendëskryeministri i parë para të pranishmëve ka thënë se përkrahja epërdorimit të gjuhëve amtare nga ana e shtetit ka një rëndësi tëveçantë. Kushtetuta e vendit, por edhe Ligji i gjuhës mundësonpërdorimin zyrtar në nivel qendror dhe lokal të disa gjuhëve amtare dhebashkë me procesin arsimor që zhvillohet në disa gjuhë është treguesi mëi mirë që ne si shoqëri kemi bërë hapa para në ngritjen e vlerës sëgjuhëve amtare.Nga ana e tij, drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës, z. Ylber Selaka thënë se dallimet gjuhësore, karakteri multi-kulturor i shoqërisë nëRMV paraqet avantazh e jo handikap dhe që këto si specifika duhet tëkultivohen dhe avancohen sistematikisht në mënyrë që të sigurohetkohezion shoqëror ndërmjet komuniteteve.Ndërkohë drejtori i Agjencisë për realizimin e të drejtave të pakicavenë vend, z. Eran Kurtish në fjalën e tij në këtë tryezë të rrumbullakëtka thënë se ngjarjet që bashkojnë komunitetet mes vete duhet tëorganizohen më shpesh, kurse zëvendësministri për Sistem Politik, z.Ilhan Rahman ka thënë se Maqedonia e Veriut mund të konsiderohetshembull sa i përket mundësive ligjore me qëllim përdorimit të gjuhëveamtare.Drejtori i drejtorisë për arsim, z. Milutin Stançiq në fjalën e tij thase nxitjes së shumë gjuhësisë dhe përfshirjes në arsim dhe shoqëri duhettë ketë vëmendje të veçantë në mënyrë që për fëmijët gjuha e tyre amtaretë jetë gjithmonë një avantazh.Zëvendëskryeministri i parë Grubi në fund të këtij debati gjithashtu kathënë se Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjetBashkësive gjithnjë e më shumë po merr një rol qendror në krijimin epolitikave gjuhësore dhe integrimit të bashkësive etnike në jetënpublike të vendit dhe natyrisht që një element shumë i rëndësishëm ështëedhe bashkëpunimi me institucionet tjera që janë krijuar në frymën erealizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.Kjo tryezë e rrumbullakët ishte vetëm fillimi i debateve që do tëorganizohen jo vetëm në këtë temë, por edhe në të gjitha temat tjerat qëprekin koloritin e bukur të shumë kulturave në Republikën e Maqedonisë eVeriut.