E papritur në “Përputhen”, Atdheu ngrihet dhe nis të shajë, të gjithë braktisin studion

Atdheu është revoltuar mbrëmjen e sotme në “PërPuthen” dhe shkak u bë një debat me Antonelën dhe një shprehje e opinionistit Arjan Konomi.

Ky i fundit iu drejtua djemve duke i thënë se janë bërë si “eskorta”, që dalin në takime më shumë për të dalë në televizor dhe për të patur më shumë ndjekës në Instagram.

Kjo gjë preku Atdheun, i cili tha se as nuk është shitur e as nuk është blerë kurrë në jetë dhe se është hera e fundit që duron ofendime.

Por situata u bë edhe më e tensionuar pas debatit të Atdheut me Antonelën, ndërsa kjo e fundit iu drejtua duke i thënë “o kafsha”.

Atdheu la studion, ndërsa pasi u rikthye tha i prerë se kjo është hera e fundit që ai rikthehet.

“Është hera e fundit që kthehem në studio, Eskortë as kam qen e as jam, nuk shitem e nuk blihem, mjaft me këto ofendime. Është hera e fundit që duroj kështu ofendimesh”, tha ai.

Debati me Antonelën:

Antonela: O kafsha…

Atdheu: Mos më thuaj mua kafshë, pasjellshme

Antonela: Ok më fal, u bëra e sjellshëm tani

Atdheu: Kjo të thotë kafshë, ai tjetri eskortë, ça u bë këtu…

Arjani: E kisha për Andin, jo për ty

Loco: E kishe për ne të gjithë

Author: admin