“Jepi drejtim”/ Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas zbulimit të lidhjes me Beartin

Historia Andi-Tea-Beart ka bërë bujë të madhe në media dhe kudo në rrjet. Si rrjedhojë, tre protagonistët janë personazhet më të komentuar të momentit.

Andi ishte i ftuar mbrëmë në “Roped With Olsi”, ku gjatë një “loje” iu kërkua të tregonte bisedën e fundit me Tean. “A je mirë? Po, po ti? Po”, tha ish-konkurrenti dhe zbuloi se biseda është bërë pas zbulimit të lidhjes me Beartin.

Kjo bisedë lë të kuptohet që dyshja nuk e kanë prishur raportin e tyre dhe mbeten miq. I pyetur se çfarë do t’i thoshte Teas, Andi u shpreh: “Do i thoja që pavarësisht të gjithave, vetëm kemi lindur, vetëm do vdesim. Jepi drejtim!”.

“Jepi drejtim”/ Andi tregon bisedën e fundit me Tean pas

Author: admin