Georgina Rodriguez shkakton skandal në Arabinë Saudite, ku u zhvendos pas punësimit të Cristiano Ronaldos nga Al-Nassr. Në daljen e saj të fundit me kampionin portugez, modelja nuk respektoi kodin e rreptë të veshjes së vendit, i cili vlen si për banorët, ashtu edhe për turistët.
Në restorantin “Le Maschou”, 28-vjeçarja u shfaq me një mini fustan të errët, të kombinuar me taka të larta. Një veshje pamje që la disa centimetra lëkurë të pambuluar, duke shkuar kështu kundër rregullit që “gratë duhet të vishen modeste, duke mbuluar gjithmonë këmbët dhe shpatullat”Prandaj ndalohet në publik “maja pa mëngë, mini fustanet, pantallonat e shkurtra, mini fundet dhe bluzat të cilat janë rreptësisht të ndaluara”.
Shkelësit në përgjithësi gjobiten: herën e parë kërkohet një kompensim prej 100 rial (rreth 26 dollarë), në rast të një shkeljeje të dytë gjoba shkon deri në 200 rial (50 dollarë). A do të gjobitet edhe Georgina apo autoritetet do të mbyllin sytë siç ndodhi me bashkëjetesën me CR7?
Në fakt, në Riad, një çift nuk mund të jetojnë së bashku nëse nuk janë të martuar ligjërisht. Për Ronaldon, megjithatë, u bë një përjashtim nga rregulli. A do të ndodhë edhe këtë herë?