Diskutime të shumta janë bërë në rrjete sociale dhe jo vetëm se kush e menaxhon llogarinë zyrtare të Instagram-it të Luiz Ejllit, banorit të Big Brother Vip.
E menaxhon shoqja e tij Jurgena, familjarët apo Top Channel, kësaj dileme iu përgjigj vetë Luizi.
Në dhomën e rrëfimit ai është pyetur se kush do që të menaxhojë llogarinë e tij të Instagram.
Luizi tha me gojën e tij: Dua të ma menaxhojë Top Channel, kam besim.
Kjo hedh poshtë të gjitha supozimet se adresa e tij është vjedhur. Luizi është një nga banorët që fitoi më shumë ndjekës në Instagram, falë paraqitjes së tij në spektaklin Big Brother në Top Channel.