“Debatonin ashpër gjatë publicitetit”/ Ish-banori i “BBVIP” zbulon përplasjet mes Kiarës dhe Arbër Hajdarit në ‘Prime’

Ish-konkurenti ‘Big Brother VIP’ Shpat Kërleshi, ka folur së fundmi rreth eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme si dhe tregoi disa detaje të pa zbuluara se çfarë ka ndodhur mes opinionistit Arbër Hajdari dhe Kiara Titos në prapaskenat e spektaklit.

Teksa ishte i ftuar në ‘Glamour Zone’, ish-banori e cilësoi Nitën si të pabesë pasi e nxori nga shtëpia, dhe konfirmoi se lidhja e Keisit dhe Kristit ishte krijuar vetëm për show.

I pyetur nga moderatorja, se cila ka qenë një prapaskenë që publiku nuk e ka parë, ish-banori zbuloi një sekret të Kiarës dhe Arbrit.

‘Kur Kiara doli nga shtëpia, dhe vinte në studio ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdarin. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit’-zbuloi Shpati.

E teksa u pyet sërish se cilat ishin arsyet e debateve, ish-banori u shpreh:

‘Për tema të ndryshme sa i përket Big Brother VIP. Ata kishin kendvështrime të ndryshme nga njëri-tjetri për lojën.’

Author: morevesh