Çfarë ndodhi mbrëmë me Romeon dhe Donaldin?/ Ermal Mamaqi zë vendin e vëllezërve Veshaj

Diçka e papritur ndodhi sot në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ku papritur në tavolinën e moderatorëve u shfaq Ermal Mamaqi, i cili me nota humori po moderonte emisionin në vend të vëllezërve Veshaj.

“Mirëmbrëma të dashur miq, do jemi bashkë në këtë emisionin duke zëvëndësuar vëllezërit korçarë që dallohen për dialektin e tyre skandaloz, ftojmë në studio vëllezërit korçarë,” tha Mamaqi.

Më pas në studio u shfaqën binjakët të cilët intervistuan Mamaqin.

Author: morevesh