(Video) Nis llogaritë me ‘laps e letër’/ “T’i këpusë krahët Kristit”, Luizi gjen ‘formulën’ për të fituar çmimin e madh

Sipas llogarive të Luiz Ejllit, ai e ka të qartë rrugëtimin e tij në BBV, duke dëshiruar finalen dhe çmimin e madh.

E për të arritur deri aty, këngëtari duhet që të bëjë të pamundurën që të largojë banorët me radhë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa mëngjesin e sotëm po bisedonte me Qetsor Ferrunajn për vijueshmërinë e lojës, Luizi është shprehur se duhet të largojë sa më shpejt nga shtëpia, Bledi Manen dhe Dea Mishel, kështu Krist Aliaj do të ngelej vetëm.

Por Qetsori tha se Dea është lojtare e fortë pasi është aktive, por sipas Luizit, nëse Dea Mishel del në një nominim të fortë, është jashtë shtëpisë.

Author: morevesh