Big Brother të bën dhe për të qeshur falë Lisa Kujofskës… (VIDEO)

Ça të themi ne për Lisa Kujofskën, që është një super aktore?! Ju këtë e dini. Që i mungon humorit shqiptar? Edhe këtë e dini pasi nuk po qeshni më me asnjë nga programet e humorit që po qarkullojnë në ekranet shqiptare.

Edhe pse jeton në Itali pranë partnerit të saj, Lisa Kujfoska ka gjithnjë në shënjestrën dhe lupën e saj fenomene sa qesharake, aq edhe serioze të cilat i mikson në perfeksion me sarkazëm dhe humorin e saj unik.

Përshembull ne Big Brother e kemi parë më së shumti nëpërmjet skeçeve të Lisës, të cilat aktorja i poston në të gjitha platformat sociale dhe që kanë një shikueshmëri dhe shpërndarje shumë të madhe. Batutat e saj janë aq intersante sa ne mezi presim që Lisa të postojë numrin e radhës në Instagram.

 

Author: morevesh