Champions League/ Reali i Madridit mund Chelsea 2-0. Video me golat

Reali i Madridit mund Chelsea 2-0 për Champions League. Vendasit gjejnë golin me aksionin e dyshes Vinicius-Benzema. Sulmuesi brazilian gjuan, por Kepa i përgjigjet, megjithatë vetëm kaq mund të bënte pas fare pranë aksionit ishte francezi që e pati shumë të thjeshtë të shtyjë topin në rrjetë.

Që nga minuta e 59-të blutë e Londrës luajnë me 10 lojtarë, pas daljes me kartonin e kuq të Chilell dhe kjo padyshim që i bëri më të thjeshta gjërat për madrilenët.

Si rrjedhojë në minutën e 74-t erdhi edhe goli i dytë për skuadrën e Ancelotit. Këtë herë ishte Asensio që ndëshkoi Chelsea, i cili gjithmonë e më tepër po vuan në “Bernabeu”.

Nuk kishte më histori ndeshja deri në përfundimin e 90 minutave. Chelsea në inferioritet numerik u përpoq të minimizojë dëmet duke shpresuar të bëjë diçka në ndeshjen e kthimit që do të luaj në “Stemford Bridge” më 18 prill, edhe pse duket disi e vështirë që me këtë avantazh të dy golave madrilenët të eliminohen.

Author: morevesh