Çfarë ndodhi me shoqërinë e Olta Gixharit dhe Armaldo Kllogjerit?/ Ish banorja e “BBVA” habit ndjekësit me postimin e fundit

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri kanë pak javë që nuk janë më banorë të “BBV2”, ama ashtu si edhe brenda shtëpisë edhe jashtë saj mbështetja nga ndjekësit e tyre nuk ka munguar. Të dy kanë qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit brenda shtëpisë dhe miqësia e tyre duket se ka vazhduar edhe jashtë dhe këtë na e kanë treguar me foto dhe video nga takimet e tyre. Së fundmi Olta ka postuar në Instagram një foto me Maestron duke shkruar një falenderim për të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe tashmë jashtë shtëpisë.

Ju falenderojmë shumë për videot e bukura që na dedikoni mua dhe Maestros! Ju duam shumë!

Edhe pse Olta ka disa javë që është larguar nga “BBV2” ende është në qendër të vëmendjes në rrjete sociale dhe shumë prej ndjekësve të saj vazhdojnë ta mbështesin ndodhta edhe më shumë pas daljes së saj. Së fundmi pas shumë kërkesave të tyre Olta u ka bërë një premtim mbështetësve të saj në rrjete sociale, ku është shprehur se shumë shpejt do të bëj një video live për ta.

Author: morevesh