Debate të ashpra mes Luizit dhe Ronaldos/ “Je mësuar të jetosh në han”

Luiz Ejlli dhe Ronaldo Sharka vijojnë me debate brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Këtë radhë molla e sherrit është bërë mielli i hedhur në dysheme nga Ronaldo, të cilin Luizi e ka urdhëruar që ta pastrojë.

Luizi i është kthyer keq Ronaldos duke i thënë se ai është mësuar të jetojë në han.

Më tej debati ka vijuar dhe Luizi i ka thënë Ronaldos që nëse ai mendon se po i nxin jetën do të jetë Luizi ai që do t’ia nxijë qëndrimin.

Luizi: Je mësuar të jetosh në han.

Ronaldo: S’ka më, boll kjo mënyra urdhëruese.

Luizi: Çohu se po më shtyp jashtëkun, atë e kam rregulluar unë. Mendon se do të ma nxish jetën ti mua, po ta nxi unë qëndrimin ty.

Author: morevesh