“Plas” keq mes PS dhe PD Durrës/ PS: Vite më parë “doktori non grata” e nxorri për leckash nga zyra e kryetarit të PD, sot e do kryetar bashkie

Të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Carën për bashkinë e Durrësit.

Ai tha, se më 14 maj “në një mision historik, durrsakët me Igli Carën në krye do rivendosin në Durrës pluralizmin e do i thonë ndal së keqes”, duke i ftuar të votojnë ndryshimin.

Mirëpo ndërsa fushata tashmë ka nisur zyrtarisht, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i degës lokale të Partisë Socialiste në qytetin bregdetar.

Në një postim në “Facebook” partia mavi kujton kohën, kur kryedemokrati Berisha kërkoi largimin e Carës nga zyra e kryetarit të degës lokale të demokratëve në Durrës.

“Ndodhi kur garonte Sokol Olldashi me Lulzim Bashën dhe Berisha, për ata që se mbajnë mend, në atë kohë dërgoi Bardh Spahinë dhe nje grup banditësh nga Tirana që thyen dyert e zyrave të PD në Durrës dhe me pas ndryshuan bravat dhe nxorën Igli Caren për leckash jashtë”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Sot Doktori prezantoi Igli Carën dhe e vlerësoi si mikun e tij. Por Durrsakët kanë memorie dhe demokratet e mbajne mend mire sesi Sali Berisha urdhëroi disa vite më parë ta nxirnin Igli Carën, nga zyra e kryetarit te PD dhe i ndruan dhe celesat e dyerve.

Ndodhi kur garonte Sokol Olldashi me Lulzim Bashën dhe Berisha, për ata që se mbajnë mend, në atë kohë dërgoi Bardh Spahinë dhe nje grup banditësh nga Tirana që thyen dyert e zyrave të PD në Durrës dhe me pas ndryshuan bravat dhe nxorën Igli Caren për leckash jashtë.

Sot Saliu, u bë serish mik me Igli Carën që e nxjerin nga dritarja dhe e fusin nga dera sa herë skanë kë kandidojnë. Ky është Sali Berisha dhe miku i tij që e nxori me shkelma nga zyra e kryetarit të PD, sot kërkon ta bejë kryetar Bashkie.

Ai nuk bente për kryetar PD-je dhe vetë doktori e nxori jashtë, tani do të na e vendosë në krye të Bashkisë së Durrësit. Durrsaket skanë nevojë t’i drejtojnë ata që doktor non grata i hedh në kosh dhe i ripërdor sa herë i duhen.

Author: morevesh