(Video) Gjergj Luca vendos bustin e Nastradinit, i hap “sfidë” Vasil Naçit/ “Do i jap edhe unë leksione të rinjve për punën”

Logo

AKTUALITET
VIDEO/ Gjergj Luca vendos bustin e Nastradinit, i hap “sfidë” Vasil Naçit: Do i jap edhe unë leksione të rinjve për punën
07/04/2023, 19:51

0

Biznesmeni Gjergj Luca ditën e sotme ka inaguruar bustin e “Nastradinit” të vendosur pikërisht në ambientet e “Rozafës” në Maliq.

Përmes një video, Luca është shprehur se do fillojë të japë leksione motivuese për të rinjtë e kësaj zonë, lidhur me punën, duke i hapur kështu “sfidë” kolegut të tij, Vasil Naçit.

Luca: Ky është stafi i Rozafës, stafi më i ri i Rozafës. Të gjithë këta jane specializuar në “Fish City” në Elbasan, njëri më simpatik se tjetri. Janë të gjithë katunarë të mrekullueshëm edhe janë të gjithë për së mbari. Tani o zemra ime më dëgjo.

Po më thoj çfarë do të bëhet me Luizin?
Luca: Luizi është zemra e të gjithë shqiptarëve. A është zemra e të gjithë shqiptarëve?

Po!
Luca: Lëre Luizin. Ne tani kemi një peshqesh tjetër për Shqipërinë që është peshqeshi më i madh që i bën Rozafa, Maliqit dhe të gjithë shqiptarisë. Unë me stafin tim të parë në Maliq sot kemi një ditë të rendësishme, sepse sot ne kemi vendosur bustin e njeriut më prestigjoz të Ballkanit. Kemi vendosur bustin e njeriu që ne do të na inspirojë dhe unë që nga ky moment me stafin tim do të filloj dhe unë të jap leksione motivuese.

Si jep ai kolegu im, Vasili, Vasil Naçi. Pra, miqtë e mi si jep Vasil Naçi leksione motivuese, frymëzuese për rininë për njerëzit që punojnë. Unë sot do të filloj inagurimin e monumentit legjendë të gjithë Ballkanit ku unë do të mbaj fjalime frymëzuese me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, me rininë, me këdo që do të vijë për punën dhe të vërtetën.

Tani hajde shkojmë të bëjmë një foto me njeriun që është frymëzimi im dhe i të gjithë racës tonë ballkanike. Pra miqtë e mi, ne në Maliq inagurojmë portretin e burrit më të madh që ka nxjerrë Ballkani, të filozofit ballkanik që e ka marrë e gjithë bota dhe më mbrapa do të lexojmë të gjithë emrat që i ka në të gjithë botën dhe do të fillojmë tregimet e tij për të motivuar rininë, dhe për të motivuar qytetarinë, punën dhe të vërtetën. Nastradini. Faleminderit miq dhe shihemi në edicionin e radhës dhe do t’i bëj sfidë Vasil Naçit nëpërmjet këtij burri me leksionet time motivuese.

Author: morevesh