“Kam një surprizë për ju”/ Projekti i ri i Luanës po vjen më shpejt nga ç’pritet

Show i njohur në SHBA dhe në disa vende të botës “Love Island” do transmetohet edhe në Shqipëri, nën moderimin e Luana Vjollcës. Ishte kjo e fundit ajo e cila lajmëroi për këtë projekt pak javë më parë por nuk dha shumë detaje.

Por duket se do vijë shumë më shpejt nga se e mendonim. Luana ka treguar sot në rrjetet sociale se ka nisur punën në “Tv Klan” po s’ka zbuluar se me çfarë projekti po merret, “Zemër Luana” apo “Loge Island”.

Ndaj moderatorja pyeti publikun se për cilin projekt mendojnë se ajo po punon.

Edhe pse i vuri përballë një zgjedhje, Luana tregon në foto skaletën e “Love Island” si për t’i dhënë një ndihmë.

”Javës tjetër kemi një surprizë për ju”

Kaq ka vendosur të na zbulojë Luana duke na lënë më shumë kuriozë për personazhet dhe ditën se kur do jepet show.

Author: morevesh