Sarah Berisha e paska planifikuar dhe dasmën, dhe fëmijët me Dj PM!

Kur shoqëria të fejohet, martohet apo bëhet me fëmijë, domosdo do t’i planifikosh edhe ti disa gjëra për marrëdhënien tënde, ose të paktën do t’i mendosh.

Kështu duket se ka ndodhur edhe me çiftin e lezetshëm të “BBV 1”, Sarah Berisha dhe Dj PM. Ata janë vazhdimisht aktivë në rrjete sociale, duke treguar se lidhja e bukur vazhdon, madje planet paskan “ecur”.

Në një intervistë për “Afterparty”, Sarah ka treguar si e ka menduar dasmën e saj me partnerin, madje edhe numrin e fëmijëve.

Një dasmë me shumë njerëz, apo private?

Të dyja. Një dasmë të madhe t’i bëjmë qejfin fisit dhe një dasmë private vetëm ne të dy”.

Nënë me një fëmijë apo më shumë?

Me dy goca”.

Urojmë që dëshirat t’i realizohen shpejt!

 

Author: morevesh