Që në momentin që Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka rihynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Qetsori mori veçmas Luizin për të bërë një plan për eliminimin e banorëve.
Madje mbrëmë gjatë festës që Vëllai i Madh organizoi për 3 banorët që kanë 100 ditë brenda shtëpisë së BB VIP, këngëtari i njohur i tha atij se do bëhej ‘copash që ta çonte në finale’.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Dëgjo ça po të them, po nuk u bëra copash me të çuar në finale ty.
Qetsori: Jo, jo, mos më premto aman se kam gjithë ata kundër.
Luizi: Kaq po të them. Ti je i treti i vërteti, Armaldo iku, Kristi më doli…. Tani nëse edhe ti më bën ndonjë surprizë.
Qetsori: Jo, nuk kam surpriza, mbaj qëndrim të sigurt. Kristi nuk e meritonte finalen. Ti mund ta duash sa të duash, por nuk ka bërë asgjë vetë. Ka edhe një gjë, që nuk paska guxim me thënë faleminderit.