Ndonëse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, opinionistja e Big Brother, Zhaklin Lekatari e ftuar në një studio televizive ka folur edhe për cështjen e besimit, ku e quan veten ateiste pasi nuk beson një Zot por në univers.
Zhaklin Lekatari e argumenton kështu mungesën e besimit në një fuqi të mbinatyrshme dhe përqafimin e shkencës.
“Më duhet logjika që të besoj në diçka, të ketë një fuqi analitike. Unë besoj në shkencë që nuk i ka të gjitha përgjigjet por e mban të hapur opsionin dhe thotë se kemi ende shumë për të zbuluar dhe për të ditur dhe nuk kemi ardhur nga Edeni, molla, gjarpri, Adami dhe Eva. Nuk e besoj, më duken anekdota si të Ezopit që shoqëritë e kaluar të dallonin të mirën nga e keqja.”
Ndaj dhe në pikat më kritike të saj, si lutje ka: “O Univers më ndihmo!”
Dhe vijon “ky shok imagjinar nëse do të ishte kaq i mirë do të kishte bërë gjëra më të mira”.