Rikthimi i 4 ish-banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka sjellë dinamika të reja. Tani po krijohen aleanca të reja, ku secili nga banorët ka si qëllim eliminimin e njëri-tjetrit.
Por jo vetëm kaq, pasi Luiz Ejlli ngacmon banorët edhe rreth temave të tjera. Së fundmi, këngëtari ka ngacmuar Jori Dellin në lidhje me Efi Dhedhes, duke e pyetur se pse e shikon me xhelozi.
Më pas Luizi i thotë se nëse do të kishte qenë Efi kur u organizua Miss dhe Mister BB VIP, do e kishte fituar Dhedhes çmimin dhe jo ajo.
Luizi: O Jori pse të shikoj që e sheh Efin kështu si me sy xhelozie. Sa nuk ishte Efi këtu e shikoje veten si ajo simpatikja, vajza seksi, dy metra, tani erdhi edhe një tjetër
Jori: Efi është shumë e bukur, 2 metra
Luizi: Ky është pra problemi
Qetsori: Në një moshë
Luizi: Siç e sheh Efi është më e tonifikuar.
Jori: Ça të të them unë ty tani
Jori: Nuk kam ça ti them
Luizi: Nuk ke ça ti thuash se e ka falë i madhi Zot kështu
Jori: Ti më thua jam xheloze, por nuk ka
Luizi: Mënyra se si e sheh tani, se nuk e kisha vënë re. Po të ishte këtu kur u bë Miss dhe Mister BB VIP, nuk do e kishe fituar dot
Jori: Mund të kishte një probabilitet që mos ta fitoja
Luizi: Probabilitet do të ishte të isha unë në garë me ty, me Efin nuk ka shans