Çfarë bënë banorët për të rritur çmimin e madh në BBV? Ja sa fituan (video)

Ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rrisnin vlerën e çmimit të madh.

Për këtë arsye u dha një provë jo shumë të vështirë. Të gjithë banorët duhet të bënin xhiro rreth pishinës, ku për çdo xhiro, çmimi do të rritej me 50 euro.

Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët, të cilët u veshën me qese për të mos u lagur pasi po binte shi.

Por Kristi në një moment u largua nga sfida për të ndërruar atletet pasi herë pas here po rrëshqiste. Por një gjë e tillë nuk ishte e lejuar dhe si pasojë prova u ndërpre shpejt.

Author: morevesh