VIDEO VIRALE, “Gocat i përpin dheu” / Pas largimit nga “BBVIP, Olta Gixhari takohet me ish-banorët, shihni momentin kur vajzat largohen nga studio

Aktorja Olta Gixhari vendosi mbrëmjen e djeshme të lërë shtëpinë e Big Brother duke u larguar përfundimisht nga loja për të rrëmbyer çmimin prej 100 mijë euro.

 

 

 

Si arsye, Olta ka thënë se i mungon djali i saj dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet  më të vështira”, tha Olta.

Por pas daljes së saj nga Big Brother, detaji që ka rënë në sy ka qenë fakti se ish-banoret nuk e kanë takuar aktoren në gjatë momentit të publicitetit.

 

 

Në videon që po qarkullon në rrjet shihet momenti se përqafimin e parë Olta e mori nga Valbona Mema dhe djemtë të cilët kanë qenë ish-banorë, ku nuk dihet arsyeja se pse nuk ka ndodhur e njëjta gjë dhe me vajzat.

 

Author: morevesh