Përrenjas/ Kamionçina del nga rruga, përfundon në shinat e trenit

Aksident në Prrenjas. Një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Abc News mëson se është plagosur drejtuesi i mjetit, Demir Rexhepi.

Drejtuesi ishte vetëm në makinë dhe pas aksidentit është dërguar në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet.

Author: morevesh