Që prej largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara nuk ka reshtur së deklaruari publikisht mbështetjen për të dashurin e saj Luizin.
E megjithatë, këngëtari nuk ka mundur të komunikojë më me të dhe shpesh është shprehur se është i shqetësuar për faktin se si ajo e sheh nga jashtë.
Për t’i treguar që vazhdon ta mbështesë, Kiara i ka dërguar ditën e sotëm një dron këngëtarit. Në të shkruhej “të kam zemër, të dua”, teksa në sfond ishte fotoja e puthjes së tyre të parë, ajo gjatë dasmës.
Ai është lumturuar shumë nga ky gjest, teksa i ka dërguar puthje dhe përqafime nga larg moderatores.