Një banor i lagjes ku ndodhi ngjarja tragjike pasditen e sotme në Kavajë, ka rrëfyer për mediat me detaje momentin e vrasjes së dyfishtë.
Sipas dëshmitarit, sherri nisi në afërsi të shtëpisë së njërit prej viktimave, duke theksuar se 43-vjeçari kuksian Altin Rexha alias Sali Rexha kishte vajzën e vogël për dore.
Ai thotë se Emond Gosa alias Armand Gosa e vrau Rexhën me thikë dhe se në lagje u dëgjuan plot 4 krisma të armës së zjarrit.
Dëshmitari: Problem nuk kanë pas, sherr koti. Pse hap sytë? E di që kanë pas njëherë dhe nuk kanë arrit ta mbyllin”
-Sherri ndodhi pranë shtëpisë së njërit prej viktimave apo jo?
Dëshmitari: Njëri ishte me fëmijë në dorë madje.
-Cili?
Dëshmitari: Ai malësori, s’ja di emrin. Janë të ardhur. Po bisedonin, i pamë. Edhe me gocën për dore, është e vogël, edhe kërciti. Dëgjuam krisma, ai me thikë. Njëri u shtri këtu.
-Dëgjuat të shtënat?
Dëshmitari: Po moj, 4 plumba. Mirë që s’më kapi ndonjë mua. Kavajasi pati thikë, e mbyti atë me thikë. Ai tjetri me armë, film.
-Kishte pistoletën me vete?
Dëshmitari: Po me vete se kishin bë debat, Kavajasi shumë i fuqishëm, po..