Beniada ka dy fjalë për Kiarën/ “Do e shohim kur të dalë jashtë Luizi”

Beniada Nishani është modelja më e ëmbël që do mbetet gjatë në mendjet tona, pasi fitoi zemrat e shumë shikuesve në edicionin e parë të “Big Brother Vip”.

E ftuar në emisonin “Wake up” në intervistën e mëngjesit të sotëm Beniada ka komentuar lidhjen e Kiarës me Luizin, e cila është krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.

Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda “Big Brother”.

“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi”, është shprehur modelja.

Author: morevesh