Flet për herë të parë “vëllai binjak” i Luizit/ “Edhe të dashurën e kam si Kiara…”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Veton Golaj, 30 vjeçari nga Gjakova që është krahasuar me Luiz Ejllin e BBV.

Vetoni ka të njëjtën ngjyrë sysh si Luizi, flokët biond e madje ka edhe të njëjtin tatuazh në gisht si Luizi. Ai është në një lidhje prej disa kohësh dhe e dashura është 10 vite më e vogël, e njëjta diferencë moshe që ka Luizi me Kiarën.

“Më thoshin Luiz, Luiz dhe unë nisa ta shoh dhe filloi të më pëlqente. Është diçka e mirë kur merr komente të mira prej njerëzve, prej fëmijëve sidomos. Disa po më thonë që do më ndërrojnë edhe emrin në telefon, të ma bëjnë Luiz”, tha ai.

Vetoni po ashtu tregoi se edhe e dashura i thotë se ngjan me Luizin, madje ajo kujdeset që ai të jetë gjithnjë i veshur mirë, një kritikë që edhe Kiara ia bënte shpesh Luizit të BBV.

Author: morevesh