Thyen dy rekorde në Billboard, Bebe Rexha: Jam e shokuar

Këngëtarja, Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore, si dhe është fituese e disa çmimeve të rëndësishme.

Së fundmi, ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).

E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi.

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar Bebe Rexha.

Author: morevesh