Nuk është robot! Katy Perry zbulon sekretin se si e lëviz syrin e saj

Ju kujtohen të gjitha teoritë konspirative rreth Katy Perry-t që pretendojnë se ajo është një robot apo klon?

Këto teori u bënë virale gjatë shfaqjes së saj në Las Vegas ‘Play’ kur njerëzit menduan se ajo kishte një ‘mosfunksionim’ pasi i mbyllej vetëm një sy.

Perry ka zbuluar një truk të veçantë. Në një video të fundit për Vogue, Katy demonstroi lëvizjen e “syrit të kukullës”. Kjo është një teknikë në të cilën ajo mban njërin sy të mbyllur, ndërsa tjetrin mbetet i hapur.

https://twitter.com/i/status/1639353765013643279

 

Perry shpjegoi se ajo e mësoi këtë truk si një mënyrë për t’i dhënë shënime ekipit të saj ndërsa ata punonin për flokët dhe grimin e saj.

Perry u përpoq të sqaronte misterin duke shpërndarë një video të momentit në Instagram.

Author: morevesh