VIDEO/ I vetëm në shtrat, Luizi shpërthen në lot, ja reagimi i Kiarës

Bëhen dy netë nga largimi i Kiara Titos nga ‘Big Brother Vip Albania”. Mungesa e partneres, ka bërë që Luizi të përlotet. I vetëm në shtrat, ai mundohet të mos duket që po qan, por ishte Dea ajo e cila e vuri re e madje e pyeti nëse kishte nevojë për diçka.

Këtë moment e ka pikasur edhe Kiara e cila postoi në instastory foton duke shkruar: Të dua!

VIDEO/ I vetëm në shtrat, Luizi shpërthen në lot, ja reagimi

Kujtojmë se Kiara u largua nga shtëpia pasi ishte në nominim kokë më kokë me Oltën.

 

Author: morevesh