Eneda Tarifa dhe Gent Lasku/ Shijojnë eventin si çift i konsoliduar

Eneda Tarifa po shijon një romancë të bukur me ishsportistin Gent Lasku. Lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Por tashmë historia e dashurisë, duket e formalizuar, teksa të dy nuk ngurrojnë që të dalin edhe publikisht së bashku.

E tillë ka qenë tabloja edhe pak ditë më parë, ku dyshja ka qenë e ftuar në një aktivitet, të organizuar nga FSHF. Eneda ka mbërritur në mbrëmjen e organizuar nën shoqërinë e Gentit dhe të dy kanë qëndruar përgjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke takuar edhe miqtë e përbashkët. Një kombinim perfekt ka qenë edhe në veshje për ta, duke qenë se këngëtarja kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, ndërsa partneri i saj një veshje serioze në ngjyrë të zezë.

 

 

Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ishbashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë. Fotot e Enedës ku shfaqej në krahët e basketbollistit Gent Lasku në një lokal duke u përqafuar bënë xhiron e rrjetit. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin dhe kanë dalë hapur publikisht për herë të parë.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Duket se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë kjo histori tashmë është mbyllur për të nisur një tjetër raport, këtë herë me artisten e njohur.

Gjithashtu, në vitin 2021, ai është përfshirë në politikë.Ai kandidoi si deputet nën logon e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të fitojë mandat. Por çfarë thoshte Tarifa pas divorcit nga ish-partneri? E ftuar në “ABC e Pasdites”, rreth një viti më parë, ajo u shpreh se në një mënyrë a një tjetër e konsideron dështim çdo lidhje që ka shkuar në martesë e më pas në divorc.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbarojë sepse është një trishtim, martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ia plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”, deklaronte ajo. Por duket se këtë herë në krah të Gentit, ajo ka gjetur shpejt dashurinë dhe sot nuk ngurron ta shijojë as publikisht.

Author: morevesh