Mozzik është bërë reperi i parë shqiptar që ka arritur 2.1 milion followers në Instagram dhe “urimin” e parë e ka marrë nga Noizy. Me anë të disa videove (që më pas u fshinë nga profili i tij në Ig) Noizy e ka akuzuar Mozzik se ka blerë followers. Në rrjedhën e kësaj ai ka “këshilluar” edhe artistët e rinj të ndjekin shembullin e Mozzik, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.
Konflikti midis Noizyt dhe Mozzik starton që më herët. Nga shokë për kokë, miqësia e tyre u kris vetëm pak muaj pasi sollën duetin e suksesshëm “Bonjour Madame”. Kjo përçarje u përfol se u zmadhua pas duetit të Noizyt me Loredanën “Heart attack” verën e kaluar.
Megjithatë, Noizy nga ana e tij sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën.
“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi.
Kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.”, u shpreh më herët Noizy për raportin me Mozzik.