“Gjëja që të eksiton më shumë te Luizi?”/ Oltës i bie pyetja me spec, ja si u përgjigj moderatorja, ndërsa aktorja tregon çfarë e ‘çmend’ tek këngëtari: Nuk kam parë çun që…

Olta dhe Kiara u janë përgjigjur një sërë pyetjesh të përgatitura nga vëllai i madh gjatë qëndrimit në suitën e improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mes pyetjeve ishin dhe disa me “spec”, teksa njëra prej tyre ishe se çfarë i eksitonte vajzat më shumë tek Luizi.

“Puthja”-  u përgjigj Kiara.

Nga ana tjetër, Olta deklaroi se Luizi i duket shumë tërheqës kur kërcen dhe sipas saj është gjëja më e bukur që ai ka.

“Tani nuk mund të flas unë për këtë gjë, sepse nuk më eksiton më asgjë, por gjëja më e bukur që ka ai njeri është kur kërcen. S’kam parë çun që të kërcejë aq bukur. Kërcen yll”- tha Olta.

Author: morevesh