“Ejani se jua jap unë lekët e drogës”/ Habit Donaldi, rrëfen historinë e pazakontë

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shqiptarët po largohen duke rrezikuar jetën njësoj si në luftë, dhe së fundmi edhe duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.

Megjithëse nuk jemi në luftë, shqiptarët mes të cilëve edhe persona të shkolluar, mirëedukuar, me profesione të caktuara kanë zgjedhur të largohen nga vendi njësoj si në vitet para pas rrëzimit të komunizmit. Në këto kushte, a mos është kthyer të ikësh nga vendi në trend?

Gjatë një bisede në studion e “Më lër të flas”, aktivisti Adriatik Lapaj nuk bie dakord me këtë ide, duke theksuar se kushtet e sotme nuk të lejojnë të punosh dhe qëndrosh më në Shqipëri. “Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë… nga dielli?”- pyet ndër të tjera Lapaj panelistët, koment ky i cili u hodh poshtë teksa një prej binjakëve Veshaj mori shkurtimisht një shembull.

Sipas rrëfimit të Donaldit, të punosh për një pjesë të mirë të rinisë së sotme është tepër “e lodhshme”, ata thjesht nuk duan të punojnë.

Lapaj: Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë?

Xhensila Pere: Jo nuk e besoj e para njëherë është populli sepse vendi ku shkojnë nuk është shesh me lule. Do punoj edhe ai atje.

Donaldi: Po prit një sekondë, sepse unë njoh dikë që ka një biznes adeziv, dhe po më thoshte që kam çuna tek lagja që rrinë kot dhe pinë drogë. Iu kam thënë “ore hajdeni punoni, do paguheni, do t’jua japë unë edhe lekët e drogës” dhe s’vijnë.  Pra pyetja është “a mos është bërë të ikësh nga vendi trend?”

Author: morevesh