Georgina Rodriguez “pa frena” në një intervistë për “El Hormiguero”. E dashura e Cristiano Ronaldos foli për jetën e luksit që bën me lojtarin portugez, duke ndarë edhe detaje intime…
“Nuk kam dalë kurrë jashtë në avion. E urrej kur më duhet të shkoj në një banjë të nxehtë, që mban erë të freskët jashtëqitje. Më bllokon edhe urinimin”, – tha modelja, influencuesja dhe sipërmarrësja.
Georgina Rodriguez është e lumtur me jetën e saj të re në Riad: “Është një vend i mrekullueshëm. Është shumë i sigurt, shumë i njohur dhe ku kujdesen shumë për gratë dhe fëmijët e tyre.
Njerëzit janë shumë të kujdesshëm dhe të dashur, njerëz bujarë. Rutina ime kudo që shkoj është gjithmonë njësoj: fëmijë, shkollë, stërvitje, restorante herë pas here dhe punë”.
Në këtë intervistë, Georgina Rodriguez bëri edhe një zbulim tjetër, që i la të gjithë pa fjalë. “I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës, – tha partnerja e Cristiano Ronaldos. – Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ato kanë personalitete shumë të ndryshme.
Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen, – shtoi Georgina për fëmijët e saj. – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në kësi rastesh ju nuk dini si të mbroheni. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin, fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët”.
Cristiano Ronaldo ka pesë trashëgimtarë: Cristiano Junior, i lindur në vitin 2010 nga një grua e panjohur; binjakët Mateo dhe Eva, që erdhën në jetë më 2017 me ndihmën e një nëne surrogate, Alana Martina (2017) dhe Esmeralda (2022) nga Georgina. Rodriguez i konsideron të gjithë fëmijët e saj dhe ka specifikuar vazhdimisht se nuk bën asnjë dallim.