FOTO/ Pas emrit, llogaria e Luizit në Instagram pëson një tjetër ndryshim!

‘Drama’ rreth llogarisë zyrtare në Instagram të Luiz Ejllit po vazhdon prej ditësh.

Artisti nga Shkodra është bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” nga dhjetori i vitit të kaluar, saktësisht më 24 dhjetor 2022. Në pak muaj ai arriti një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish brenda një kohe të shkurtër.

Momentalisht kjo llogari numëron 642 mijë ndjekës, ndërsa kjo llogari këto ditë papritur ndryshoi emër nga Luiz Ejlli u ndryshua duke u kthyer në atë të motrës së tij, Ina Ejlli.

Për të sqaruar publikun, familja e këngëtarit dolën me një deklaratë duke thënë se u bë për shkak se është tentuar që t’u merrej faqja.

Më pas gjatë ditës së djeshme llogaria u ‘zhduk’ dhe nuk figuronte në faqen e Instagramit, por me t’u rikthyer pas disa orësh tashmë në faqe janë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e mëparshme.

Author: morevesh