(VIDEO) Çfarë ndodhi këtë herë? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e BBVA, ja cili nga banorët është në rrezik

Pas debatit të ashpër që pati me Antonetën, banorët kanë diskutuar me Kristin dhe i kanë sugjeruar që t’i kërkojë falje asaj.

Por Kristi tha se nuk e ka ofenduar Antonetën në asnjë moment dhe se nuk ka arsye pse kërkon ndjesë.

Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast. Sipas Luizit, për Kristin duhet të vijë një Zarf i Zi.

Por çfarë ndodhi?

Një debat i ashpër mes Antonetës dhe Kristit ndodhi në mëngjesin e të hënës. Teksa Kristi bisedonte me Luizin, Antoneta ndërhyri në bisedë duke bërë një pyetje që kishte të bënte me Kristin, por duket se ndërhyrja e Antonetës nuk i atij aspak.

Ai përdori një frazë në gjuhën angleze “who the fuck is this gay”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë dhe i kërkoi që atë batutë t’ia thoshte në shqip.

Kristi i kërkuar të përmbahet dhe i ka thënë se nuk bëhet dot faktorë në shtëpi në këtë formë.

Author: morevesh