Tërmeti trondit Prevezën, Lefkadan dhe Patran në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës (21/3) në Amfilochia. Epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik, raportojnë mediat greke.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë si në Prevezë dhe Lefkadë, ashtu edhe në Patra. Nuk raportohet për të lënduar e dëme materiale.

Author: morevesh