Edhe ditën e sotme (18 mars) nuk kanë munguar debatet në “BBV”. Ka qenë Luizi, i cili ka pasur një përballje të ashpër me Dea Mishelin dhe Kristin.
Dyshja iu kundërvunë artistit shkodran duke i thënë se nuk e meriton fitoren në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”.
“Ti i vështirë për t’u eliminuar, me këtë sjellje që ke treguar brenda e ke analizuar mirë veten, ke menduar mirë çdo gjë që ke bërë brenda. Ti je më i dobëti këtu. Ti ke abuzuar, ke kërcënuar, ke gënjyer, ke mashtruar ti ke gjithë karakteristikat më të këqija të një njeriu”, u shpreh Dea.
Kristi nga ana tjetër theksoi se është turp të fitojë një person sikurse Luizi, sepse që nga fillimi vetëm turp ka bërë.
“Do të jetë turp të fitosh ti. Ke ngrënë turp dhe do të vazhdosh të hash edhe më shumë turp”, ka thënë ai.
Luizi vazhdoi t’i shikonte duke mos i marrë parasysh fjalët e tyre. Sakaq Ejlli sonte është në nominim me Kristin dhe me Armaldon.