“Po ta lë ty…”/ Nora Istrefi na prezanton me ‘Amanetin’ e saj!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Para disa ditësh Nora ka lajmëruar një projekt të ri muzikor me anë të një Instastory, ku gjithashtu na zbuloi pak nga ajo çfarë ka përgatitur për ne. E duket se kënga e re do të publikohet së shpejti, pasi vetëm pak më parë Nora ka publikuar në instagram pak nga videoklipi i këngës, e cila do të titullohet “Amanet” dhe këngëtarja na ka zbuluar pak prej saj.

Po ta lo ty zemrën tem, po ta dho me dorën tem..

Projekti më i fundit muzikor i bukuroshes ishte ai në bashkëpunim me artistin e ri në tregun tonë muzikor, Geskon. Vetëm një muaj më parë, këngëtarja publikoi ‘Me ty’, një këngë e cila u shoqërua me videoklip dhe mund të themi me plot gojë se nuk na zhgënjeu me pamjen e saj tejet sensuale ashtu si jemi mësuar tanimë ta shohim gjithmonë të kuruar.

https://www.instagram.com/reel/Cp71dNHorcP/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Author: morevesh