E trishtë në Tiranë! ‘Çmendet’ gruaja, hedh qenin e saj nga nga kati i 6 i pallatit (VIDEO)

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Tiranë.

Mbrëmjen e kaluar një grua në Tiranë shihet të ketë hedhur qenin e saj nga kati i gjashtë i pallatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut.

Fqinjët e saj të tmerruar kanë dokumentuar ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë reagimin e Policisë së Shtetit sa më parë të jetë e mundur.

Sipas tyre fatmirësisht qeni është gjallë por ka dëmtime të shumta në trup.

Pritet ndërhyrja e organeve kompetente.

 

Author: morevesh