Mbrëmje emocionuese/ Përcaktohen ‘Top-8’ më të mirët e Conference League (rezultatet)

Janë mbyllur sot takimet për fazën 1/16 në UEFA Conference League. Janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste që do të vazhdojnë më tej dhe do të presin shortin e nesërm.

Lech Poznan mori një fitore të pastë në fushën e Djurgarden me rezultatin 0-3. Polakët vazhdojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Fiorentina fiton sërish ndaj Sivasspor në Turqi me rezultatin 1-4. Takimin e parë ekipi violë kishte fituar 1-0. Basel mori një kualifikim të artë pasi eleminoi me penallti Slovan Bratislavën. Lazio u eleminua nga AZ Alkmaar.

Skuadra e Sarrit dështoi sërish në Hollandë duke u mundur 2-1. Edhe takimin e parë ata ishin mposhtur 1-2. West Ham fitoi me rezultat të thellë ndaj AEK Larnaca 4-0. Me rezultat të përgjithshëm londinezët 6-0 londinezët kualifikohen më tej.

Nice mundi 3-1 Sheriff Tiraspol dhe kalon edhe ajo në çerekfinale. Anderlecht eleminoi Vilarreal pasi fitoi në Spanjë 0-1. Takimi i parë ishte mbyllur 1-1. Ja rezultatet dhe autorët e golave:

Author: morevesh