Cilat ishin fjalët e fundit që Kristi i tha?/ Sabiani: ‘Më ngeli në mendje’

Sabiani ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother Vip Albania”. Këngëtari la shtëpinë pas 10 ditësh qëndrimi e duket se nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur. Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.




“Mos u mërzit, e kemi në kontroll”, ishin fjalët fundit qe Kristi i kishte thënë Sabianit, gjë e cila i kishte mbetur në mendje këngëtarit.

Ky moment ishte edhe kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij, gjë të cilën e theksoi vetë Sabiani në studio.




Pas daljes nga shtëpia, artisti u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit. Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.

Author: morevesh