Një spektakël me drone është organizuar mbrëmjen e sotme te Liqeni Artificial i Tiranës.
500 drone janë ngritur për festimet e Ditës së Verës, duke krijuar imazhe të ndryshme në qiell dhe duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.
Qindra-mijëra qytetarë kanë zbarkuar në Parkun e Liqenit për të shijuar këtë mbrëmje magjike.
Ky shoë me drone ishte një ndër 100 aktivitetet e organizuara gjatë dy ditëve në kryeqytet në 10 vende të ndryshme.
Aktivitet tjera kanë qenë me karaktere sportive, argëtuese për të gjitha moshat, si dhe dy koncerte madhështore.