(Video) Banorët fitojnë provën Ecosoft/ Shtëpitë e të moshuarve do pajisen me ujë të pijshëm

Pas rënies së gongut, banorët nisën menjëherë me punën për mbushjen e gotave të ujit nga pajisjet Ecosoft.

Të çiftuar, ata mbushnin gotat te rubineti e më pas i transportonin ato te enët e mëdha që ndodheshin në anën tjetër të pishinës.



Pasi e kryen me sukses provën, Vëllai i Madh njoftoi banorët se ata e kishin kryer provën me sukses. Kjo do të thotë, që të gjitha shtëpitë e të moshuarve kudo në Shqipëri, do të pajisjen me ujë të pijshëm nga kompania Ecosoft.



Sfida e banorëve!

Kompania Ecosoft me eksperiencë 5-vjeçare në tregun shqiptar dhe 31 vite eksperiencë ndërkombëtare solli në shtëpinë e Big Brother një sfidë interesante për banorët.

Në një hark kohorë prej 60 minutash, ata duhet të mbushnin disa gota nga rubienti i dy pajisjeve të vendosura në oborr, pa lënë asnjë pikë uji që të biente në tokë.



Pasi ta merrnin ujin me gota, banorët duhet ta trasnportinin ujin në vazot e mëdha të cilat ndodheshin në skajin tjetër të pishinës.

Sfida konsiderohet e kompletuar, nëse të gjitha enët e vendosura në oborr, do mbusheshin me ujë. Nëse banorët do ia dalin me sukses, kompania Ecosoft merr përsipër që të dërgojë ujë të pijshëm në shtëpitë e të gjithë të moshuarve (azile) në të gjithë Shqipërinë.



 

Author: morevesh