A ka pëlqim mes Luizit dhe Jorit?/ Shkrimtari i njohur bën deklaratën “bombë”: Shkojnë bashkë, me Kiarën 0 kimi

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentuan hyrjet e reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.



Të ftuarit u ndalën te Jori Delli, modelja që është kthyer në kryefjalë të këtyre ditëve për shkak të ngacmimeve me Luizin.

“Unë shoh që ka shumë kimi mes atyre të dyve”, tha Sotira Jankulla, një deklaratë për të cilën ra dakord edhe Albatros Rexhaj.



“Luizi ka kimi me çdokënd aty brenda, përveç Kiarës. Në 30 ditë që janë çift s’ kemi parë një puthje tamam mes tyre. S’ ka fare pasion, ku janë kafshimet. Ne s’ jemi në shekullin 17 për të kuptuar që ato puthje s’ kanë pasion”, tha ai.

Author: morevesh